Ndërkombëtarët kanë ndërmjetësuar për formimin e këshillit politik që në nëntor, por u shty për shkak të tërmetit. Kështu u shpreh Monika Kryemadhi në një debat me gazetarin Çim Peka në Syri Tv.
“[..]Opozita ka qenë gjithmonë e gatshme, që në nëntor kur ka filluar bashkëbisedimi dhe ndërmjetësimi nga ndërkombëtarët për Këshillin Politik.
Më pas ajo çfarë ne kërkonim të bëhej brenda dhjetorit të vitit të kaluar, por tërmeti e spostoi, më pas ishte 29 shkurti e u shty më pas, pasta pandemia e kështu me radhë”, tha Zonja Kryemadhi.
Kryetarja e LSI-së Kryemadhi tha se këshilli politik ëshët detyrimi i fundit që opozita ka me ndërkombëtarët:
“Ulja në Këshillin Politik dhe përmbyllja e një nga kushteve e cila është reforma zgjedhore mendojmë që është obligimi ynë i fundit politik ndaj partnerëve ndërkombëtarë dhe ndaj BE për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate”.
Ajo e quajti këshillin politik një shans për të treguar se shumica “është e gatshme për të reflektuar apo për të dhënë një shenjë po themi të jetës demokratike në Shqipëri”.