
Kryetarja e lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një takim elektoral në Korçë të premten, deklaroi se LSI do të votohet sepse është parti e të rinjëve.
“Sepse e vetmja parti politike që hap krahët për të rinjtë e të rejat është LSI-ja,” u shprej ajo.
Ajo shtoi se, sot më shumë se kurrë, kemi nevojë të kthejmë të rinjtë e të rejat, që t’i bëjnë ëndrrat e tyre realitet në këtë vend.
Kryemadhi tha se nuk do të ketë më shitje dhe blerje votash sepse dinjiteti i qytetëve, nuk mund të blihet me nje trastë ushqimesh.