
Lëvizja Socialiste për Integrim, LSI do të vazhdojë të ankimojë rezultatin e zgjedhjeve për qarqet problematike. Kryemadhi, kryetarja e LSI-së u shpreh se:
“Grupi i juristëve i angazhuar pranë LSI për çështjet zgjedhore, dorëzoi sot ankimimet e para për procesin e 25 Prillit. Kështu do të vazhdojnë me radhë, në respekt të afatit ankimor, për të gjitha problematikat e evidentuara”.
LSI ankimoi sot, 7 maj rezultatin përfundimtar të certifikuar nga KQZ për qarkun e Gjirokastrës.
KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve për të 12 qarqet javën e kaluar. Subjektet zgjedhore kanë afat 5 ditë nga shpallja e vendimit të KQZ-së për ankimimin e tij.