
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi se ndryshimet kushtetuese do të mbyllin kufinjtë për shqiptarët.
Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi u shpreh se PD dhe LSI do të marrin pjesë në Këshillin Politik.
“Vendimet e sotme do vendosin vizat e shqiptarëve. Dhe asnjë shqiptar nuk do lëvizi i lirë në Evropë. Këshilli Politik do të vazhdojë punën. LSI dhe PD do të jenë pjesë e Këshillit Politik.”
Më herët opozita pohoi se nuk do i pranojë ndryshimet dhe se ato nuk janë të detyrueshme për të dhe shqiptarët.