Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi të enjten se vendimi i partive opozitare për të dalë në lista të veçanta kandidatësh në zgjedhje, është taktikë për të maksimizuar votën.
Në një intervistë për gazetaren Eni Vasili, Kryemadhi deklaroi se LSI synon të tërheqë dhe votën e socialistëve të zhgënjyer me PS-në:
“Dalja e LSI më vete jo vetëm që u jep shansin e mundësinë shumë socialistëve të zhgënjyer për të dalë e votuar, por edhe pjesës më të madhe të administratës publike që sot ndihet e frustuar.”
Kryemadhi theksoi se është në kontakte të vazhdueshme me Lulzim Bashën, dhe se në terren përfaqësuesit e LSI-së dhe PD-së po punojnë bashkë.