Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi komentoi të enjten deklaratat për Luan Ramën. Ajo tha se janë tentativa për përçarje brenda LSI.
“Tentativë për përçarje brenda LSI në Vlorë, i subvencionuar nga Rilindja, të shtunën do të jem në Vlorë bashkë me Luan Ramën”, tha ajo.
Duke folur në lidhje me deklaratat e LSI-në në qarkun e Vlorës, Kryemadhi u shpreh se ato janë një tentativë përçarjeje e sponsorizuar nga Rilindja. Ajo tha se do të jetë të shtunën në Vlorë në një takim bashkë me Luan Ramën dhe të gjithë kandidatët e LSI të këtij qarku.
“Z. Luan Rama është Zëvendëskryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ai ka ngritur gjithë atë punë që është bërë atje. Normalisht që gjithë thashethemet dhe gjërat e tjera që mund të ndodhin, janë sigurisht të subvencionuara nga grupe të caktuara, të cilat në një farë mënyre krijojnë edhe xhelozia”, tha Kryemadhi.
Ajo i cilësoi deklaratat si thashetheme.
“Jo vetëm që është thashethemnajë, por është edhe subvencion dhe investim psikik mund ta quaj, i Rilindjes, në lidhje me ç’ fokusimin dhe çorientimin e gjithë asaj pune të palodhur që është bërë atje”, tha ajo.