Kryemadhi pohon se LSI do të ndajë politikën nga krimi

Nga Exit News
Kryemadhi pohon se LSI do të ndajë politikën nga krimi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se LSi do të ndajë politikën nga krimi. Në një takim nga Durrësi ajo tha se vizioni i LSI është t’ju kthejë Durrësin qytetarëve.

Ajo shtoi se plani i LSI në qeveri është të zhvillojë ekonominë dhe të përfshijë të rinjtë në vendimarrje.

“Detyra jonë dhe jo vetëm detyra, por edhe vizioni që LSI ka, nuk është thjesht angazhimi juaj, por është krijimi i një vizioni dhe i një plani konkret për t’i rikthyer Durrësin qytetarëve të Durrësit, për ta shkëputur dhe për të ndarë njëherë e përgjithmonë politikën nga krimi, nga baltosja e të gjithë misionit në qytetin e Durrësit.

Jo thjesht zhvillim politik por krijimin e një zhvillimi ekonomik, për krijimin e vendeve të reja të punës për durrsakët, krijimin e bizneseve të reja, krijimin e hapësirave që të zhvillohet Durrësi nga durrsakët dhe banorët e tij. Të ketë mundësinë e zhvillimit e ekonomisë për të gjithë këtë vijë bregdetare, që është një nga vijat bregdetare me të gjata të çdo qyteti bregdetar, ku ka portin më të madh, i cili krijon mundësinë e punësimit për shumë njerëz.”

Ajo shtoi se LSI do të dalë forcë e parë në 25 prill dhe “do të thyejë hundët jo vetëm Edi Rama, por kushdo që do kërkojë të bëjë atë që dashur të bëjë për të ndryshuar dhe për të deformuar qytetarët shqiptarë.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>