Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi prezantoi të mërkurën, programin elektoral për arsimin.
“Nuk ka pasuri e armë më të fortë sesa dija, synimi jonë 5% e PBB për arsimin”, u shpreh Kryemadhi në një takim me mësues e të rinj në Elbasan. Ajo premtoi se me LSI-në në qeveri do të:
Dyfishohen pagat e mësuesve;
Hartohet ligji i ri i Arsimit me bashkëpunimin e akademikëve dhe studentëve;
1 përqind e fitimit të biznesve të mëdha do të shkojë për financimin e infrastrukturës shkollore;
5 përqind e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) do të shkojë për arsimin.