Kryemadhi, prioritetet e LSI arsimi dhe punësimi i të rinjve

Nga Exit News
Kryemadhi, prioritetet e LSI arsimi dhe punësimi i të rinjve

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se prioritetet e programit të saj janë arsimi dhe punësimi i të rinjve.

Gjatë një takimi me banorët e Lezhës, Kryemadhi tha se rimbursimi me 5 përqind për çdo blerje do të rrisë fuqinë blerëse.

Ajo shtoi se propozimi i saj ‘Nga bebja në bebe’ do të ndihmojë në ndalimin e shpopullimit të vendit.

Në lidhje me rindërtimin, Kryemadhi u shpreh:

Teksa flasim për rindërtimin, faktikisht këtu janë tre pallate të shembura dhe vetë qytetarët lezhjanë janë prezentë, kur vetë kryeministri ka ardhur, ka prerë shiritin dhe ka thënë që do të ndërtojë pallate të reja, dhe kanë pesë muaj që nuk kanë parë absolutisht asgjë.”

Kryemadhi u shpreh se qeveria e re do të sjellë vendin në rrugën europiane.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>