
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se në qendër të programit të saj janë të rinjtë profesionistë.
Në një takim me të rinjtë e njësisë Kryemadhi u shpreh se qeveria nuk ka krijuar hapësirat për ta në vend dhe i ka detyruar të largohen. Ajo shtoi se LSi në qeveri do të mundësojë punësinim e tyre.
“Angazhimi i profesionistëve të rinj që kanë energjinë, pozitivitetin dhe dëshirën për të jetuar në Shqipëri, sepse një pjesë e mirë e programit tonë fokusohet pikërisht te familjet e reja. Për ne është shumë e rëndësishme që familjet e reja jo vetëm të konsolidohen, por edhe të rriten këtu në Shqipëri dhe një nga prioritetet kryesore për ne është ndalimi i shpopullimit dhe t’ju ndalojmë ju që të mos ikni nga vendi”, u shpreh Kryemadhi.
Ndërkohë theksoi se para zgjedhjeve qeveria po ushtron presion mbi qyetarët dhe bëri thirrje për votim masiv kundër qeverisë.