Kryemadhi: Qeveria ka braktisur qytetarët, duhet ndryshim

Nga Exit News
Kryemadhi: Qeveria ka braktisur qytetarët, duhet ndryshim

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi akuzoi qeverinë për papërgjegjshmëri dhe braktisje të qytetarëve në këto momente të vështira përmbytjesh.

Gjatë një takimi me banorë të Saukut, Kryemadhi u shpreh:

“Është bërë shumë e vështirë të lëvizësh nëpër Tiranë edhe pse ditë e dielë, prap e vështirë sepse përmbytjet kanë krijuar një situatë jashtëzakonisht të keqe. 

Situata ka kaluar çdo limit. Shikojmë një lloj mungese përgjegjshërie, por edhe aftësi profesionale.”

Duke folur për përmbytjet e ditëve të fundit Kryemadhi tha se qeveria nuk po i përgjigjet thirrjeve të familjeve të përmbytura:

“Ka mijëra hektarë tokë të përmbytur, por jo vetëm tokë bujqësore, por janë edhe me mijëra shtëpi të përmbytura, të cilat nuk shikojnë asnjë lloj përkrahje nga qeveria.”

Ajo tha se gjatë takimeve me qytetarë nga gjithë vendi ka vënë re pakënaqësi të mëdha ndaj qeverisë në shumë fusha si ekonomia, shëndetësia, infrastruktura:

“Ajo që ndjejmë çdo ditë e më shumë është mungesa që kanë njerëzit në infrastrukturë. Jo veç ekonomia që është rrënuar për shkak edhe të keqqeverisjes, por edhe pandemia ka goditjen e vet.

Familjet shqiptare janë varfëruar për shkak të shëndetësisë që është shumë e shtrenjtë.

Njerëzit janë prezentë në problemet e tyre, por shteti është prezent vetëm për ti përdorur, për të bërë propagandën apo dhe për ti kërcënaur ata që nuk janë dakord me ta.”

Kryemadhi u shpreh e bindur se në 25 prill Rama do të largohet dhe ndryshimi do të vijë për shqiptarët:

“Jam e bindur që ndryshimi do të vijë, por nuk do të vijë sepse ne duam, por do të vijë sepse duam ta ndjejnë shqiptarët, sepse njerëzit vërtetë presin një ndryshim.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>