Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së tha se ndryshimet e njëanshme Edi Rama dhe PS po i bëjnë sepse “sot dalin forcë e 3-të ose e 4-të”.
“Më kënaq veprimtaria e Ramës që tregon se është i frikësuar. … S’ka shanse Edi Rama sikur të mbledhi gjithë superfuqitë e botës nuk del dot forcë e parë. Rama sot diskuton vendin e 3-të dhe të 4-t”, tha Kryemadhi në një intervistë për News24.
Kryetarja e LSI- së sqaroi se opozita nuk po e bënë luftën për koalicionet por për integrimin e vendit.
Kryemadhi theksoi se asnjë veprim i Ramës nuk e ndalon dot rotacionin që do të “vijë me zgjedhje të lira e të ndershme”.
Ajo i bëri thirrje qytetarëve të mos gënjehen nga “sondazhet e rrjeteve sociale. 15% e shqiptarëve përdor internet, dhe janë ata që janë në administratë publike që kanë të ardhura mbi 50 mijë lekë”.