Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se Rama ka dështuar të përmbushi të gjitha premtimet e tij.
Në një takim me banorët e Fierit, Kryemadhi pohoi se një nga problemet që kanë qytetarët është papunësia.
“Rama thoshte se do bënte zhvillime në infrastukturë, do kemi turizëm elitar dhe popullor. Por në fakt me ngritjen e taksave e ka shkatërruar dhe atë pak turizëm që ishte. Turizmi popullor është rrënuar nga taksat. Paratë e premtuara për investime në bujqësi kanë shkuar për fasada.
Strukturat e shtetit janë kthyer si një kasap ndaj njerëzve. Shteti duhet të jetë partner me biznesin dhe qytetarin. Mjafton të hedhësh një vëmendje për të parë. Të gjithë bëhemi bashkë pavarësisht seksit dhe zonave nga vijmë secili nga ne dëshiron të shohë fëmijët të rriten. Bashkë me Kejdin kemi shëtitur në shumë fshatra të Fierit. Një nga problemet më të mëdha që kanë sot njerëzit është mungesa e punës dhe ekonomisë.”
Ajo shtoi se Rama gjeti kohë të shkojë në Liban por jo për të folur me naftëtarët e Ballshit, duke theksuar se me 25 prill “do marrë fund aksidenti Rama.”