Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi sulmoi deklaratën e Kryeministrin Rama se “alternativë tjetër më të mirë nuk ka”.
“Kryeministri i dështuar refuzon të shohë alternativën më të mirë. Këta të rinj dhe të reja janë gjenerata tjetër e udhëheqësve të Shqipërisë. Është koha për të ecur drejt Evropës”, shkruan Kryemadhi në një faqe në Facebook.
Kryeministri Rama në mbledhjen e grupit parlamentar në Elbasan, tha se nuk “ne nuk jemi më të mirët, por alternativë më të mirë se ne nuk ka”.