Kryemadhi: Sondazhet janë gjoba ndaj partive

Nga Exit News
Kryemadhi: Sondazhet janë gjoba ndaj partive

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i quajti sondazhet e televizioneve “sondazhe gjobash”.

“Sondazhet e 10 ditëve të fundit nuk janë sondazhe votash, janë sondazhe gjobash, gjoba ndaj partive politike apo individëve të caktuar, mjafton të shikoni faturat financiare që paguhen pas këtyre kompanive, do të kuptoni se cili është qëllimi i këtyre sondazheve”, u shpreh Kryemadhi në një intervistë dhënë për gazetarin Rezar Xhaxhiu në FaxNews, të premten.

Ajo u shpreh se sondazhet asnjëherë nuk i kanë nxjerr shifrat e sakta të LSI-së:

“Gjithmonë sondazhet e kanë nxjerrë LSI në shifra alarmante, në 2013 as 3 mandate nuk i dhanë LSI-së dhe LSI-ja mori 19 mandate”.

“Votuesi i LSI-së është i palexueshëm, e para. E dyta, votuesi i LSI-së është votues i qëndrueshëm dhe është guerrilas për hir të së vërtetës”, shtoi Kryemadhi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>