Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi theksoi sot se nuk duhet humbur kohë për hartimin e miratimin e reformës zgjedhore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.
Në një bashkëbisedim me gazetarët, Zonja Kryemadhi deklaroi:
“Pa humbur kohë ne kemi qenë të gatshëm dhe jemi të gatshëm në çdo moment për të ecur përpara me miratimin e menjëhershëm të reformës zgjedhorë, gjë që është një nga kushtet e parë të Bundestagut Gjerman edhe të Këshillit të Ministrave të Jashtëm në mënyrë të tillë që Shqipëria në Samitin e Zagrebit të ketë një po, qoftë edhe me kushte për hapjen e negociatave.
Reforma zgjedhore do të jetë një proces pozitiv. Nëse do të ketë një vullnet politik nga shumica socialiste dhe pjesa tjetër parlamentare për të ndryshuar dhe për të ecur më shpejt, mjafton të shfuqizojnë gjendjen e emergjencave civile, në mënyrë të tillë që të bëjë të mundshëm miratimin e Kodit Zgjedhor.”
Ajo tha se pavërësisht marrëveshjes për reformën, opozita do të vazhdojë aksionin e saj kundër qeverisë, përmes denoncimeve:
“Do të vazhdojmë duke ecur hap pas hapi jo vetëm në realizim e të gjitha detyrimeve që kemi ne si opozitë por do të vazhdojmë të intensifikojmë veprimin politik duke vazhduar dhe duke mos ndalur në asnjë moment jo vetëm denoncimet korruptive apo dhe kriminale por edhe duke vepruar dhe me të gjitha mjetet demokratike të protestës të cilat janë të domosdoshme.”