Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i bëri thirrje qytetarëve dhe klasës politike të ringrejnë dashurinë për vendin dhe t’i japin fund tranzicionit.
Në një deklaratë për median, pas homazheve pranë monumentit “Nëna Shqipëri”, në Varrezat e Dëshmorëve, Kryemadhi tha se:
“Detyra jonë që sot në këtë ditë përkujtimore, është ditë që duhet të rrënjoset në mendjet tona dhe sidomos të klasës politike, që të mos bëjmë më gabimet që kemi bërë dhe për të mbyllur njëherë e përgjithmonë këtë situatë tranzicioni”.
“Nëna Shqipëri është jo simbol, por nëna Shqipëri është jeta e çdo shqiptari”, përfundoi Kryemadhi.