
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi bëti thirrje qytetarëve të mos njohin vendimet e Edi Ramës.
Në një deklaratë për shtyp, pas takimit me kyetarin e PD-së , ajo pohoi se tashmë është koha të shohim të ardhmen.
“I bëj thirrje qytetarëve të mos njohin vendime e Edi Ramës. Është koha të shohim të ardhmen”
Në lidhje me aksionin opozitar, zonja Kryemadhi u shpreh se në orën 12:00 opozita do të marrë një vendim për hapat e mëtejshëm.