Kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri takoi dhe presidentin Meta.
Gjatë takimit, ata biseduan për bashkëpunim strategjik mes dy vendeve dhe për mënyra se si mund ta konkretizojnë atë sa më shumë.
Presidenti Meta shprehu dhe mbështetjen e Shqipërisë në dialogun Kosovë-Serbi, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Në këtë kuadër janë të mirëpritura dhe përpjekjet e SHBA-ve dhe BE-së, për rifillimin e dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Është e rëndësishme që të gjitha forcat politike të Kosovës të jenë të bashkuara rreth një platforme gjithëpërfshirëse në këtë proces.”
Presidenti Meta shprehu besimin se qeveria e re e Kurtit do të përfaqësojë interesin më të mirë të Kosovës në dialogun me Serbinë.
Kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti takoi sot dhe kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së Lulzim Basha, ndërsa anuloi takimin me kryebashkiakun Veliaj.