Kryeministri i Greqisë ka kërkuar falje për dështimet në trajtimin e zjarreve në të gjithë vendin.
Qindra zjarrfikës po luftojnë me zjarret e mëdha që kanë detyruar mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre dhe kanë shkatërruar dhjetëra prona.
“Ne mund të kemi bërë atë që ishte e mundur nga ana njerëzore, por në shumë raste nuk ishte e mjaftueshme,” tha Kyriakos Mitsotakis.
Dhjetëra shtëpi dhe hektarë pyje janë djegur tashmë në tokë, në periferi të Athinës dhe në pjesë të tjera të Greqisë.
Zjarri në ishullin Evia, në verilindje të Athinës, vijon për një jave. Qindra banorë janë urdhëruar të largohen nga ishulli për t’i shpëtuar zjarreve, megjithëse disa ishin të vendosur të qëndronin për të mbrojtur pronat e tyre.
“Unë e kuptoj plotësisht dhimbjen e bashkëqytetarëve tanë që panë shtëpitë ose pronën e tyre të digjeshin,” tha Mitsotakis në një fjalim televiziv.
Por ai tha se vendi “po përballet me një fatkeqësi natyrore të përmasave të pashembullt”.
Zemërimi i publikut është rritur nga vonesat në përgjigjen e qeverisë, duke përfshirë një mungesë të të avionëve që lëshojnë ujë.
Mitsokasis tha se “çdo dështim do të identifikohet”, por këmbënguli se zjarrfikësit ishin në një betejë me “fuqitë e mbinatyrshme që shpesh tejkalojnë forcën e tyre”.
Ai fajësoi për zjarret “krizën klimatike”. Më herët OKB lëshoi një raport duke thënë se aktiviteti njerëzor po i bënte ngjarjet ekstreme të motit më të zakonshme.
Mbi 580 zjarre kanë shpërthyer në të gjithë Greqinë që nga fundi i korrikut.
Më i madhi është në Evia, ku 650 zjarrfikës janë ende duke luftuar për të kontrolluar zjarrin.
Tre persona kanë humbur jetën nga flakët dhe disa të tjerë janë dërguar në spital pasi vuanin nga asfiksia.
Mbi 1 000 zjarrfikës, aeroplanë dhe pajisje shtesë janë dërguar nga vende të tjera, përfshirë shtetet e BE-së, Rusi, Britaninë e Madhe dhe SHBA.
BE tha se ishte duke mobilizuar “një nga operacionet më të mëdha të zjarrfikësve të Evropës ndonjëherë” për të ndihmuar Greqinë dhe vendet e tjera të luftojnë zjarret.
Mitsokasis është zotuar me qindra miliona euro për të mbështetur jetesën e të cilëve është shkatërruar nga zjarret.