Kryeministri Hoti apel partive: Të bashkëpunojmë për të gjetur zgjidhje për krizën

Nga Exit News
Kryeministri Hoti apel partive: Të bashkëpunojmë për të gjetur zgjidhje për krizën

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti i ka bërë apel partive politike që të bashkohen për të gjetur zgjidhje për situatën e vështirë që po kalon vendi si politikisht, ashtu dhe ekonomikisht për shkak të pandemisë.

Në një deklaratë për median pas takimit me presidenten në detyrë Vjosa Osmani, Hoti u shpreh:

“Diskutuam për zhvillimet e fundit, u dakorduam që vazhdimisht të konsultohemi në menaxhimin e ëkëj situate, për të çuar mesazhin e qartë, për të cilin jam shumë i interesuar, që pavarësisht zhvillimeve politike, proceseve në të cilat kalon vendi si rezultat i dorëheqjes së Presidentit të vendit, ku forcat politike tash duhet të bëhen bashkë, për të gjetur zgjidhje, të japim mesazhin e maturisë së institucioneve të Kosovës për të iu dalë në ndihmë qytetarëve edhe me pandeminë edhe me problemet ekonomike që vinë prej saj.”

Ndërsa presidentja në detyrë Vjosa Osmani nuk ka bërë asnjë deklaratë.

Kryetarja e parlamentit të Kosovës,  Vjosa Osmani mori detyrën e Presidentes në detyrë në vend të Hashim Thaçit, pas dorëheqjes së tij në 5 nëntor.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dha dorëheqjen të enjten pasi u njoftua që aktakuza për krime lufte kundër tij u konfirmua nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Marrja e detyrës nga Osmani bazohet në nenin 90 të Kushtetutës së Kosovës për mungesën e përkohshme të presidentit:

“Në rast se Presidenti i Republikës së Kosovës përkohësisht nuk është i aftë për të përmbushur përgjegjësitë e tij/saj, ajo/ai mund t’ia kalojë vullnetarisht detyrat e postit të tij/saj, Kryetarit të Kuvendit, i cili do të jetë ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës.”

Kushtetuta gjithashtu specifikon që pozita e Presidentit të Përkohshëm të Republikës së Kosovës “nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë (6) muaj”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>