Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka nisur mesditën e 7 korrikut takimin me presidentin francez Emmanuel Macron.
Hoti publikoi në Twitter momente nga mbërritja në Pallatin Elize në Paris.
Fokusi kryesor i takimit pritet të jetë rifillimi i bisedimeve Kosovë-Serbi në 12 korrik në Bruksel.
Kryeministri Hoti e presidenti Vuçiç do të bisedojnë me kancelaren Merkel dhe presidentin Macron dhe në 10 korrik në një samit virtual.