Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti do të vizitojë Tiranën në 3 korrik.
Ai do të takohet me kryeministrin Rama dhe liderët e tjerë të vendit.
Vizita e Hotit vjen vetëm pak ditë pasi kryeministri Edi Rama vizitoi Kosovën, pas publikimit të aktakuzave ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së Kadri Veseli për rreth 100 vrasje civile në Luftën e Kosovës.
Publikimi i këtyre aktakuzave u bë dhe shkak që Kosova të anulojë pjesëmarrjen në takimin me delegacionin serb në Uashington, në 27 qershor.