
Kryeministri Edi Rama ka biseduar me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel lidhur me Konferencën e Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.
Në një shënim në rrjetin social Facebook, Kryeministri Rama tha se pjesë e diskutimit ishite edhe Plani Europian për Investime në rajon si dhe ecuria e projektit për Schengenin Rajonal.
Edhe Presidenti i KE, Michel njoftoi video-telefonatën me kryeministrin Rama.
Në rrjetin social Twitter ai shprehu padurim për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare me Shqipërinë.