Kryeministri Rama e shkarkoi në mënyrë fyese Ministrin Cani

Kryeministri Rama e shkarkoi në mënyrë fyese Ministrin Cani

Ministri i Financave Shkëlqim Cani është shkarkuar ndërkohë që ishte në një takim të rëndësishëm me një delegacion të Bankës Botërore.

Kryeministri Rama jo vetëm që nuk e ka njoftuar paraprakisht Ministrin për vendimin e shkarkimit të tij, por gjithashtu ka zgjedhur që vendimin t’jua komunikojë fillimisht mediave.

Ndërkohë që mediat filluan të njoftonin shkarkimin e Zotit Cani, ai ka qënë duke folur në zyrën e tij me përfaqësuesit e Bankës Botërore, në një takim në të cilin merrnin pjesë edhe Ministri Arben Ahmetaj dhe përfaqësues të Bankës së Shqipërisë.

Ministri Ahmetaj është njoftuar menjëherë nga stafi i tij për emërimin e ri dhe është larguar nga takimi.

Ndërsa Ministri Cani e ka vazhduar të flasë për angazhimet e tij dhe të qeverisë për të ardhmen dhe e ka përfunduar takimin pa e ditur se në një moment gjatë tij kishte pushuar së qeni ministër.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>