Kryeministri Rama ende asnjë deklaratë për fitoren e Erdoganit

Kryeministri Rama ende asnjë deklaratë për fitoren e Erdoganit

Kryeministri Rama deri më tani nuk ka bërë asnjë deklaratë  për fitoren e presidentit turk Erdogan në referendumin e së dielës.

Heshtja e Kryeministrit Rama duket e çuditshme sepse qeveria shqiptare, e veçanërisht Kryeministri Rama, ka qenë gjithnjë mbështetëse e regjimit të presidentit turk.

Edi Rama i dyti në të djathtë i ftuar si dëshmitar në dasmën e vajzës së Presidentit turk Taip Rexhep Erdogan, në maj të vitit 2014. Burimi: Facebook

Kryeministri Edi Rama ishte dëshmitar personal në dasmën e vajzës së Presidentit Erdogan më 14 maj, 2016, së bashku me udhëheqësit e tjerë të shteteve myslimane.

Po ashtu, qeveria shqiptare ka mbështetur “gjuetinë” e qeverisë turke ndaj organizatës “terroriste” – sipas qeverisë turke – të klerikut mysliman Fethullah Gylen. Në tetor 2016, qeveria shqiptare lëshoi një urdhër ku ndalon përdorimin e emrave, simboleve e flamurit turk nga institucionet private të arsimit që ndodhen në Shqipëri.

Urdhëri i drejtohej dukshëm disa institucioneve arsimore në Shqipëri që lidhen me organizatën e Gylenit.

Më pas, në nëntor të vitit 2016, gjatë prezantimit të dytë të uniformave të reja të policisë, Kryeministri Rama në mënyrë “falenderoi” personalisht presidentin Erdogan për “mbështetjen” e tij në këtë projekt, ky i fundit përfshinte procedura të dyshimta të prokurimit publik dhe prodhoi uniforma policie me dizanj shumë të ngjashëm më uniformat e policisë turke.

Megjithatë, pavarësisht nga të dy lidhjet e tij personale me presidentin Erdogan, dhe marrëdhëniet gjoja të mira midis qeverive të të dy “popujve vëlleyërve”, Kryeministri Rama duket se heziton për të bërë urimet e tij, edhe pse projekti i tij politik është shumë i ngjashëm me atë të Presdentit Erdogan.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>