Kryeministri Rama ndërron mendim për “listën e zezë”

Kryeministri Rama ndërron mendim për “listën e zezë”

Dy ditë më parë Kryeministri Edi Rama publikoi një listë me emrat e zyrtarëve të akuzuar më shpesh nga ndjekësit e tij në Facebook për shpërdorim detyre, shkelje të ligjit apo thjeshtë sjellje negative ndaj qytetarëve.

Publikimi i emrave të rreth 100 zyrtarëve të tillë, të “denoncuar” në Facebook ka ngjallur reagime të shumta, e mbi të gjitha dhe vetë Kryeministri Rama, në dy ditë ka ndryshuar tonin e deklatave të tij për listën.

Më 13 korrik, në profilin e tij në Facebook Zoti Rama shkruan:

” ‘Lulet mos më prek’ dhe gjithë tallavaxhinjtë e katundit politik e mediatik që qenkan kuturisur sot të vënë kujën për demokracinë në rrezik, i këshilloj të ruajnë energjitë se nuk kanë parë e as dëgjuar gjë akoma!

Platforma online e Bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm PËR SHQIPËRINË QË DUAM, do të jetë ferri i kujtdo që paguhet nga shteti dhe abuzon me njerëzit e zakonshëm, jo vetëm duke u futur duart në xhepa po qoftë edhe duke u sjellë pa etikë me ta.”

14 korrik, në një takim me banorët e Librazhdit, Zoti Rama u shpreh:

“U bë nami për një listë që doli në FB tim. Ajo listë është thjesht nga komentet e njerëzve, nuk është listë për të nxjerr të këqijtë, apo për ti dënuar. Por është thjesht një përmbledhje e emrave të njerëzve që kanë komentuar. Ata që kanë komentuar, janë njerëz real, apo fshihen pas profileve të tjerëve.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>