Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe në një shënim në rrjetin social Twitter.
Ai uron që ky bashkëpunim të kthehet në shembull dhe frymëzim për vendet e tjera të rajonit, “në mënyrë që të punojnë në të ardhmen me një frymë të përbashkët”.
Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe firmosën një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.