Kryeministria i përgjigjet Bashës: Mos bëj politikë me shëndetin

Nga Exit News
Kryeministria i përgjigjet Bashës: Mos bëj politikë me shëndetin

Kryeministri i është përgjigjur kreut të PD Lulzim Basha, përmes drejtorit të Komunikimit Endri Fuga, duke i kërkuar të mos bjë politikë me shëndetin.

Kreu i PD-së Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Rama se po shet si sukses dështimet e qeverisë së tij për të siguruar me vonesë vaksinën anti-Covid.

Fuga, me anë të një statusi në “Twitter” shprehet se ndërsa Basha fle, Rama punon.

“Zoti Lulzim kur ti fle Edi Rama vazhdon punon, kurse ti edhe kur punon fle! Maqedonia e Veriut, Mali Zi, Kosova s’kanë siguruar ende asgje, ndërsa Serbia e nisi me vetëm 5 mijë doza! Fli zoti Lulzim dhe mos bëj politikë me shëndetin e me vaksinën në gjumë”, tha Fuga.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>