Kryepeshkopi Anastas dënon kthimin e kishës Shen Sofia në xhami

Nga Exit News
Kryepeshkopi Anastas dënon kthimin e kishës Shen Sofia në xhami

Kryepeshkopi Anasatas dënoi vendimin e Turqisë për kthimin e Kishës Shën Sofia në një xhami.

“Askush, sado i fuqishëm dhe i madh të mendojë se është, nuk ka të drejtë ta përbuzë këtë të vërtetë mbarënjerëzore”, tha në një deklaratë për median Kryepeshkopi Anastas, ditën e shtunë.

“Po përurojnë edhe një lloj xhamie krejt të pazakontë për për Islamin klasik, me ikona të krishtera të mbuluara, të cilat edhe në heshtje nuk reshtin së dëshmuari të vërtetën e krishterë”, shtoi Kryepeshkopi.

Vendimi i kthimit të kishës Shën Sofia në Xhami u kundërshtua dhe Bashkimi Europian. Si dhe, Komisioni i Çështjeve të Jashtme të BE-së i ka bërë thirrje presidentit turk Erdogan të rishikojë vendimin për kthimin e muzeut të Shën Sofisë në xhami.

350 kisha, anëtare të Këshillit Botëror të Kishave, i kanë bërë thirrje Ergodanit të tërheqë vendimin pasi kjo lëvizje do të sjellë përçarje mes komuniteteve fetare. Ndërsa, Papa Frencesku u shpreh i pikëlluar për kthimin e muzeut, dikur kishë, në xhami.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme