Kryetari i Kuvendit të Bujanocit: Cakaj, qytetar nderi për ne pavarësisht vendimit të Serbisë

Nga Exit News
Kryetari i Kuvendit të Bujanocit: Cakaj, qytetar nderi për ne pavarësisht vendimit të Serbisë

Kryetari i Kuvendit të Bujanocit, Enver Ramadani deklaroi, të premten, se zëvendësministri i jashtëm Gent Cakaj është ‘qytetar nderi’ në Bujanoc pavarësisht vendimit të qeverisë serbe për të mos pranuar kërkesën e komunës së Bujanocit.

Përmes një letre dërguar Cakajt, Ramadani deklaroi se angazhimet e Ministrit Cakaj kanë nderuar secilin nga qytetarët e Komunës së Bujanocit pa dallim feje, race dhe etnie.

“Duke kontribuar me demokratizimin e politikës proaktive e proevropiane, Gent Cakaj do të vazhdojë të jetë shembull i krijimit të hapësirave të komunikimit dhe bashkërendimit,” shkruan ai në letër.

Të enjten, Ministria e Administratës Publike në Serbi Marija Obradoviç nuk ka pranuar të miratojë dhënien e titullit ‘Qytetar Nderi’ në Bujanoc për zëvendësministrin e Jashtëm Gent Cakaj.

Vendimi u mor në seancën parlamentare të Serbisë, ku ministrja Obradoviç tha se Cakaj ka akuzuar Serbinë për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës, ndaj ajo nuk mund të miratojë një titull të tillë për një ministër që akuzon Serbinë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>