
Në 31 kapituj të ndarë në 6 grupime do të zhvillohen negociatat mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, pasi Këshilli të miratojë përmbajtjen e kuadrit.
Në draftin e ndërtuar nga Komisioni Europian, është e qartë se ecuria për çdo kapitull apo grupim do të varen nga rezultatet e Shqipërisë me kapitujt kryesorë – si i shtetit të së drejtës, sundimit të ligjit dhe luftës kundër krimit – dhe një kapitull i mbyllur mund të rihapet përsëri.
“Kërkesa e motivuar e një prej shteteve anëtare, apo vetë Komisioni Europian mund të rekomandojnë ndërprerjen e negociatave dhe të propozojë kushtet për rifillimin e tyre.” – shkruan raporti i zbardhur nga A2CNN.
Këto rekomandime do të votohen nga Këshilli me shumicë të cilësuar inverse – që do të thotë se rekomandimi miratohet automatikisht nëse shumica e cilësuar e vendeve anëtare nuk voton kundër tij.