Në Itali dy trupa që dyshohet të jenë të një çifti shqiptarësh, janë gjetur brenda katër valixheve.
Mediat italiane raportojnë se do të duhet një test AND-je, por provat tregojnë se bëhet fjalë për Teuta dhe Shpëtim Pashon, burrë e grua nga Vlora, të zhdukur pa gjurmë në 2 nëntor 2015, në Castelfiorentino.
Një tatuazh i gjetur në trupat e viktimave ndihmon për të bërë lidhjen me çiftin e zhdukur në atë zonë.
Në 2015-ën çifti i shqiptarëve shkoi në itali për të takuar fëmijët, një prej të cilëve ishte në burg në Sollicciano pasi i gjetën kanabis në posedim. Pikërisht ky fakt, si dhe vdekja e dhunshme që mjekët tregojnë se i ndodhi çiftit, kanë ngritur dyshime se mund të bëhet fjalë për një mesazh.
Fillimisht policia gjeti vetëm tre valixhe, por më pas u vu në kërkim dhe gjeti edhe një të katërt në të njëjtën zonë.
Vajza e Teuta dhe Shpëtim Pashos pret ende përfundimin e testimit të AND-së për të vërtetuar nëse bëhet fjalë për ta.