Dy banorë të tjetë të Kukësit janë infektuar nga koronavirusi, duke e çuar totalin e të infektuarve në 11.
Të infektuarit e rinj janë familjarë të infermieres, e cila ishte prekur dy ditë më parë, nga kolegu i saj në spitalin rajonal të Kukësit.
Dy familjarët e saj janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të izoluar në shtëpi.
Prej 11 të infektuarve në Kukës, 5 janë personel të spitalit rajonal, ku dhe u identifikua i prekuri i parë në Kukës.
Më 14 prill, ISHP njoftoi se i infektuari i parë në Kukës është një infermier, i cili i ka shërbyër 90-vjeçares nga Hasi, e prekur nga Covid-19.