Përditësim 14 prill: 8 persona të infektuar të rinj, shkon në 475 totali

Nga Exit News
Përditësim 14 prill: 8 persona të infektuar të rinj, shkon në 475 totali

8 persona të rinj me Covid-19 u zbuluan në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total në 475 të infektuar.

Një 68-vjeçare nga Tirana vdiq pasditen e së hënës në Spitalin Infektiv, duke e çuar totalin e viktimave në 24.

Në informimin e përditshëm, ISHP njoftoi se harta e të prekurve nga COVID-19 në 24 orë është zgjeruar në Tiranë e Shkodër. Në Kukës është zbuluar rasti i parë: një punonjës i stafit mjekësor.

Në 24 orët e fundit janë testuar 236 persona, ndërsa në total janë testuar 4306 raste, dhe janë konfirmuar:

– 474 persona janë të prekur nga koronavirusi,
– 248 janë shëruar,
– 24 kanë vdekur,
– 37 persona janë të shtruar në spitalin Infektiv, 5 prej tyre janë në terapi intensive, 1 të intubuar
– 9 persona janë të shtruar në spitalin Shefqet Ndroqi, 7 prej tyre janë në terapi intensive, 5 janë të intubuar.

Në total në të dy spitalet janë 46 persona janë të shtruar.

Pjesa tjetër e pacientëve është e vetëkarantinuar në shtëpi.

Përhapja e koronavirusit deri më 14 prill është sipas këtyre zonave:

— Në Tiranë: 227 persona; 11 prej të cilëve kanë ndërruar jetë;

— Në Durrës: 42 persona, përfshirë 3 të moshuar që ndërruan jetë;

— Në Fier: 32 persona, 1 prej të cilëve nderroi jetë;

— Në Lushnje: 6 persona; 1 prej të cilëve ndërroi jetë;

— Në Elbasan: 15 persona;

— Në Rrogozhinë: 4 persona;

— Në Kavajë: 8 persona, 2 prej të cilëve ndërruan jetë;

— Në Korçë: 17 persona;

— Në Vlorë: 5 persona; 1 prej të cilëve ndërroi jetë;

— Në Shkodër: 71 person;

— Në Lezhë: 14 person;

— Në Has: 13 persona; 1 prej të cilëve ndërroi jetë,

— Në Berat: 2 person,

— Në Krujë: 6 persona,

— Në Tropojë: 4 persona,

— Në Pukë: 5 persona,

— Në Mirditë: 3 person.

— Në Kukës: 1 person.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>