Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka ngritur akuza ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një deklaratë në rrjetin social Facebook.
Kurti shkruan se Hoti ka abuzuar me financat publike për qëllime elektorale, pasi vendi ende nuk ka blerë vaksina e as dihet data e fillimit të vaksinimit.
Kujtojmë se në një konferencë për mediat në janar, Hoti pohoi se qeveria planifikonte të fillonte vaksinimin e rreth 20 mijë qytetarëve në shkurt.
Nga ana tjetër, vijoi ai, Hoti nuk i ka ndalur “të përditshme nëpër pozita drejtuese të personave të afërt me pushtetin“, në tentativë për të sabotuar punën e qevrisë në ardhje Kurti2.
Kurti u shpreh se çdo shpenzim i papërgjegjshëm do të auditohet e do të mbahet përgjegjesi në rast keqmenaxzhimi.
Ndërkohë, bëri thirrje të ndalen rekrutimet për në vendet drejtuese nga ajo që si quajti “qeveria në ikje“.
“E ndjej të domosdoshme të rikthesoj që vetëm institucionet e reja që burojnë nga vullneti i zgjedhjeve të 14 shkurtit kanë mandat të sigurojnë avancimin e institucioneve publike, përfshirë këtu edhe ndërmarrjet e rëndësisë së veçantë dhe rregullatorët apo agjencionet ekzekutive,” përfundoi Kurti.