Kryetari i Lëvizjes Vetvendosje, Albin Kurti i bëri apel qeverisë shqiptare të ndalojë ndërtimin e HEC-it në lumin Vjosa.
Përmes një statusi në Facebook, Kurti kërkon që qeveria e re pas 25 prillit të shpallë lumin Vjosa park kombëtar.
“Vjosa, lumi që lidh Shqipërinë me Evropën, është pasuri e trashëgimi jo vetëm kombëtare por edhe evropiane. Kanione të mrekullueshme, rrjedha të vrullshme e të papengueshme, ekosistem unik dhe 1,100 speciet që strehohen në të e bëjnë Vjosën lumin më të veçantë në Evropë.”, shkruan Kurti.
Ai shton se edhe pas thirrjeve të banorëve, organizatave ndërkomëbtare dhe Parlamentit Europian për ta shpallur Vjosën park kombëtar, ende nuk është bërë asgjë.
Në mbrojtje të lumit Vjosa ka dalë dhe aktori Leonardo DiCaprio si dhe organizata vendase e të huaja. Gjitashtu dhe presidenti Meta i bëri thirrje qeverisë për të shpallur lumin Vjosa Park Kombëtar.