Kurti: Delegacioni kosovar pa platformë, negociatat jo transparente

Nga Exit News
Kurti: Delegacioni kosovar pa platformë, negociatat jo transparente

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se delegacioni i Kosovës në Uashington nuk ka platformë për bisedime dhe negociatat nuk janë transparente.

Në një konferencë për shtyp në selinë e LVV, Kurti pohoi se pala kosovare nuk ka legjitimitet e as kredibilitet për të zhvilluar takime në Uashington.

“Delegacioni nga Kosova nuk ka platformë të diskutuar e të aprovuar në Kuvendin e Republikës. Nuk mund të ketë marrëveshje ekonomike pa atë politike. Karakteri politik është i pashmangshme. Këto negociata të paralajmëruar nuk kanë transparence e nuk dihet formati edhe qëllimi”

Sot po zhvillohet takimi mes delegacionit të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë për të mundësuar arritjen e një marrëveshje mes dy vendeve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>