Kurti, Grenell joneutral, ushtroi trysni për të rrëzuar qeverinë

Nga Exit News
Kurti, Grenell joneutral, ushtroi trysni për të rrëzuar qeverinë

Në një intervistë televizive të martën, Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti e konsideroi joneutral ambasadorin amerikan Richard Grenell, njëherësh i dërguar i posaçëm i Presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi.

Kurti konfirmoi deklaratën e mëparshme se pas rrëzimit të qeverisë së tij qëndronte Grenell, i cili ka ushtruar trysni ndaj Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri në detyrë këmbënguli se recirprociteti ishte politika më e drejtë për Kosovën dhe se gjatë gjithë diskutimeve që ka pasur me Grenellin nuk ka pranuar ta vërë në pikëpyetje interesin e Kosovës.

Në këtë pikë Kurti shtoi se Grenell është më tepër i interesuar për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi se sa për përmbajtjen e saj.

Për këtë kujtoi se pasi vizitoi Kosovën, në takimet në Beograd nuk foli më për kërkesat e Kosovës, por vetëm për heqjen e tarifës ndaj mallrave serbe.

Në një intervistë për Foreign Policy, të premten, më 23 prill, Kurti u shpreh hapur se ambasadori amerikan kishte ndikuar në rrëzimin e qeverisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>