Kurti, Hoti i lejoi Serbisë të diskutojë pronat e Kosovës, prokuroria të hetojë

Nga Exit News
Kurti, Hoti i lejoi Serbisë të diskutojë pronat e Kosovës, prokuroria të hetojë

Ish-kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka paralajmëruar se me të ardhur në pushtet, qeveria e tij do të bëjë drejtësi për marrëveshjen e nënshkruar në Uashington nga kryeministri aktual Avdullah Hoti.

një intervistë për televizionin e Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti kritikoi ashpër marrëveshjen dhe foli veçanërisht për pikën e marrëveshjes, sipas së cilës Kosova dhe Serbia mund të përdorin bashkarisht Liqenin e Ujmanit, si furnizues të ujit dhe energjisë.

Sipas Kurtit, qeveria Hoti ‘përmes temës së Ujmanit që vendosi në negociata, ia hapi temën Serbisë për të diskutuar pronën e Kosovës’.

Kreu i LVV-së akuzoi dhe prokurorinë kosovare e cila nuk ka nisur asnjë hetim në lidhje me këtë.

“Po të kishte Kosova prokurorë të vërtetë, ata do të vepronin menjëherë. Shteti i së drejtës nuk do t’i durojë as në pushtet e as në liri, njerëzit e këtillë. Pikërisht rikthimi ynë në qeveri do ta mundësojë shtetin e së drejtës,” u shpreh Kurti.

Liqeni i Ujmanit është më i madhi në Kosovë. Ai shtrihet në veri-perëndim të vendit, në Komunën e Zubin Potokut, komunë kjo e banuar me shumicë serbe.

Ky liqen ka sipërfaqe prej 11.9 kilometra katrorë (nga të cilat 9.2 kilometra katrorë në territorin e Kosovës dhe 2.7 kilometra në territorin e Serbisë) dhe 370 milionë kub ujë.

Mbi liqen, është ndërtuar hidrocentrali nga qeveria e Kosovës dhe aktualisht ai drejtohet nga nga ndërmarrja hidroekonomike “ Ibër-Lepenc” me seli në Prishtinë, në pronësi të Qeverisë së Kosovës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>