
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti konfirmoi vullnetin për vendosja e reciprocitetit të plotë me Serbinë. Gjatë seancës plenare të së hënës, Kurti deklaroi se për reciprocitetin ka biseduar edhe në Bruksel.
“Reciprocitetin nuk e kemi për hakmarrje, besojmë që është një parim i shëndosh i marrëdhënieve midis shteteve, që derivon nga koncepti i barazisë. Përveç kësaj, reciprocitetin nuk e kemi për të shtuar barriera, por për t’i hequr ato ekzistuese dhe duam ta bëjmë në mënyrën në të cilën nuk zhbëhet më”, tha kryeministri.
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj në 2018 vendosi taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe. Kjo taksë, në Qeverinë Kurti në 2019, u zëvendësua me reciprocitet, ku u përfshin një sërë masash tregtare.
Por, qeveria pasuese e udhëhequr nga Avdullah Hoti e hoqi reciprocitetin.