Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se “problemi me Serbinë është për shkak të marrëveshjeve të dëmshme të cilat janë argument i Serbisë”.
Në mbledhjen e Kuvendit për miratimin e programit të qeverisë, të henën, Kurti u shpreh se Kosova e ka plotësuar kushtet teknike për liberalizmin e vizave, por ka ende një imazh të keq në botë. Ai shtoi se liberalizmi i vizave është edhe cështje politike.
Kurti tha se nga Bashkimi Evropian ka përkrahje për liberalizim të vizave për Kosovën, përpos disa shteteve.
“Ka shtete që s’po na ndihmojnë në liberalizimin e vizave, qytetarët s’e kanë hall plotësimin e kritereve, ata duan liberalizimin”, u shpreh ai.