Kurti mirëpret dënimin e ish-policit serb për krime seksuale gjatë luftës

Nga Exit News
Kurti mirëpret dënimin e ish-policit serb për krime seksuale gjatë luftës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës kundër një ish-polici serb për krime seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Pavarësisht se ky dënim vjen 22 vite pas luftës, Kurti thekson se drejtësia është e domosdoshme ndërsa nënvizon nevojën që kanë viktimat e dhunës seksuale “për drejtësi dhe mbështetje shoqërore”.

“Krimet e luftës nuk parashkruhen, dhe nuk mund të kenë amnisti për këtë krim të kryer gjatë luftës në Kosovë, këtë armë lufte të përdorur nga okupatori”, shprehet Kurti.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka dhënë, për herë të parë, një dënim në lidhje krimet seksuale gjatë luftës së Kosovës.

Zoran Vukotiç, u dënua me dhjetë vjet burg për kryerjen e veprës penale të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Sipas të dhënave të institucionet ve të Kosovës, janë rreth 20 mijë raste të krimeve seksuale gjatë luftës, të kryera nga pjesëtarë të forcave serbe.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>