Kurti përgënjeshtron Richard Grenell për premtimin për heqjen e taksës

Nga Exit News
Kurti përgënjeshtron Richard Grenell për premtimin për heqjen e taksës

Kryeministri i Kosovës Kurti përgënjeshtroi deklaratën e Richard Grenell, Përfaqësuesit special të Presidentit Trump, për premtimin se ai do të hiqte taksën 100 për qind kur të vinte në pushtet. Në një status në Facebook, Kurti sqaron se asnjëherë nuk i ka premtuar Grenellit heqjen e taksës pa reciprocitet:

“Me ambasadorin amerikan në Berlin, z. Richard Grenell, jam takuar dy herë. Takimi i parë ishte më 9 tetor 2019, në ora 13:45, në Ambasadën e ShBA-ve në Prishtinë. Takimi i dytë ishte më 23 janar 2020, në ora 10:30, në selinë qendrore të LVV. Në takimin e parë me mua ishte z. Glauk Konjufca. Në takimin e dytë me mua ishin z. Glauk Konjufca dhe znj. Fitore Pacolli-Dalipi. Të dy herët, z. Grenell e kam shikuar në sy. Por, asnjëherë nuk i kam thënë që do ta heqim tarifën 100% pa reciprocitet. Është për t’u përshëndetur dhe inkurajues deklarimi i qartë i sotëm i Ambasadorit Grenell kundër planeve për shkëmbim territorial”.

Richard Grenell në një intervistë për Berat Buzhalën tha se kryeministri Kurti i kishte premtuar se do ta hiqte taksën.“Ai më shikoi në sy dhe tha se ata do ta largojnë taksën”, tha Grenell.

Kurti propozoi të hiqte gradualisht tarifat dhe të vendoste masat e reciprociteti kundrejt Serbisë. Por ky propozim nuk u pranuan nga Serbia.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>