
Kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti zhvilloi të hënën një takim me ambasadorin e SHBA Philip Kosnett në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë.
Kurti u shoqërua nga ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj.
Kosnett uroi Kurtin për detyrën e re dhe shprehu “kënaqësinë për arritjen e 24 mijë vaksinave”.
Ndërsa Kurti falenderoi Kosnett për vizitën si dhe për rolin e SHBA-së në “sigurimin e kontingjentit të parë të vaksinave”.
Kurti tha se SHBA janë do të mbesin partner i pazëvendësueshëm i Kosovës.
Ambasadori Kosnett dhe kryeministri Kurti diskutuan edhe për zhvillimet rreth përmbylljes së konsolidimit të institucioneve shtetërore bazuar në vullnetin e qartë qytetar të zgjedhjeve të 14 shkurtit.