Presidenti Biden propozoi Jeffrey Hovenier si ambasador i SHBA-ve në Kosovë. Hovenier, nga gushti i 2018-ës deri tani shërben si Zëvendës Shef i Misionit në Ambasadën e SHBA-ve në Ankara, Turqi. N
Më parë ai ka qënë Ushtrues i Detyrës së Shefit të Misionit dhe Ministër-Këshilltar për Çështjet Politike në Ambasadën e SHBA-ve në Berlin, Gjermani. Ai ka shërbyer gjithashtu në misionet e SHBA-së në Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai dhe Peru; në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE); dhe në stafin e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara për Statusin e Kosovës.
Detyrat e tij në Uashington përfshijnë shërbimin si Drejtor për Çështjet e Evropës Qendrore dhe Juglindore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe në Byronë Evropiane të Departamentit të Shtetit me përgjegjësi për NATO dhe Çështjet e Evropës Qendrore.
Z. Hovenier u nderua nga qeveria e Kosovës për mbrojtjen e Kosovës në OKB.
Biden propozoi edhe presidenten e Universitetit të Pensilvanisë Amy Gutmann për të shërbyer si ambasadore e SHBA-ve në Gjermani. Biden dhe Gutmann punuan së bashku për të krijuar një qendër të politikës së jashtme të quajtur Qendra Penn Biden për Diplomaci dhe Angazhim Global në Uashington D.C., e cila u hap në 2018.
Që nga marrja e detyrës Biden ka emëruar mbi 20 ambasadorë.