Kush është ambasadori i ri i SHBA-ve në Kosovë?

Nga Exit News
Kush është ambasadori i ri i SHBA-ve në Kosovë?

Presidenti Biden propozoi Jeffrey Hovenier  si ambasador i SHBA-ve në Kosovë. Hovenier, nga gushti i 2018-ës deri tani  shërben si Zëvendës Shef i Misionit në Ambasadën e SHBA-ve në Ankara, Turqi. N

Më parë ai ka qënë Ushtrues i Detyrës së Shefit të Misionit dhe Ministër-Këshilltar për Çështjet Politike në Ambasadën e SHBA-ve në Berlin, Gjermani. Ai ka shërbyer gjithashtu në misionet e SHBA-së në Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai dhe Peru; në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE); dhe në stafin e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara për Statusin e Kosovës.

Detyrat e tij në Uashington përfshijnë shërbimin si Drejtor për Çështjet e Evropës Qendrore dhe Juglindore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe në Byronë Evropiane të Departamentit të Shtetit me përgjegjësi për NATO dhe Çështjet e Evropës Qendrore.

Z. Hovenier u nderua nga qeveria e Kosovës për mbrojtjen e Kosovës në OKB.

Biden propozoi edhe presidenten e Universitetit të Pensilvanisë Amy Gutmann për të shërbyer si ambasadore e SHBA-ve në Gjermani. Biden dhe Gutmann punuan së bashku për të krijuar një qendër të politikës së jashtme të quajtur Qendra Penn Biden për Diplomaci dhe Angazhim Global në Uashington D.C., e cila u hap në 2018.

Që nga marrja e detyrës Biden ka emëruar mbi 20 ambasadorë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>