Kush është Turi që u kthye në simbolin e protestës së maturantëve

Nga Exit News
Kush është Turi që u kthye në simbolin e protestës së maturantëve

Maturatët prej dy ditësh protestojnë para Ministrisë së Arsimit për rishikimin e testit të maturës për gjuhë letërsi, të zhvilluar më 11 qershor. Sipas, maturantëve testi kishte pyetje ‘pa lidhje dhe pa logjikë’ dhe jashtë temave të studiuara në klasë.

Dhe një nga pyetjet pa lidhje, e cila u bë simboli i protestës, ishte pyetja “Çfarë bëri Turi”. Më poshtë po e sjellim të plotë pyetjen dhe alternativat që duhet të zgjidhnin maturantët:

Barka filloi të rrëshqiste me shpejtësi përgjatë lumit të rrëmbyer, ndërsa katër njerëzit që ndodheshin në të bërtisnin nga euforia. Zemrat e tyre rrihnin fort, ndërsa manovronin me shkathtësi lopatat përmes ujërave të trazuara. Madje edhe Turi, i cili fillimisht ishte ndier i shqetësuar në lidhje me udhëtimin me barkën, e harroi frikën kur valët e akullta përplaseshin mbi të. Papritur ai vështroi skajet e mprehta të një shkëmbi të dhëmbëzuar që iu shfaq përpara.

Cila nga pyetjet e mëposhtme mund të vijojë në të njëjtin stil aksionin e nisur në paragrafin e dhënë më sipër?

A) Duke u përqendruar, Turi u përpoq të kujtonte procedurën e saktë për të kthyer barkën në nja pozicion te sigurt.

B) Ndërkohë, uji i ftohtë lumit vazhdoi të përplasej në anët e barkës duke i bërë qull Turin dhe miqtë e tij.

C) Turi e dinte që ai dhe miqtë e tij ishin të përgatitur për t’ia dalë në situata të tilla.

D) Turi u hodh në të djathtë për të shmangur shkëmbin dhe gati përmbysi barkën.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>