Kush po i mbron ish-komandantët e UÇK-së

Nga Radio Evropa e Lirë
Kush po i mbron ish-komandantët e UÇK-së

Avokatë të njohur ndërkombëtarë po mbrojnë ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – (UÇK), të cilëve tashmë u janë konfirmuar aktakuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë.

Ish-presidenti Hashim Thaçi do të mbrohet nga avokati Pierre –Richard Prosper, David Hooper dhe Dastid Pallaska.

Prosper ka një karrierë të gjatë të punës në hetimin e krimeve të luftës.

Ai ka mbajtur postin e ambasadorit të Përgjithshëm për Çështjet e Krimeve të Luftës nën administratën e ish-presidentit amerikan, George W. Bush.

Prosper ka qënë prokuror i krimeve të luftës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për Ruandën.

David Hooper ishte avokat kryesor i mbrojtjes përpara Tribunalit Ndërkombëtar për Ruandën në rastin e Andre Rwamakuban, një ministër në Qeverinë Ruandës, 1994, dhe më vonë për At Nsengimanan, një prift katolik i akuzuar për gjenocid.

Dastid Pallaska është i specializuar në banka dhe financa, bashkime dhe blerje dhe financim të projekteve.

Kryetari i PDK-së Kadri Veselit do të mbrohet nga britaniku Ben Emmerson, Andrew Cayley,

Emmerson ka mbrojtur ish-kryeministrit Ramush Haradinaj në kuadër të Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë.

Ai ka përfaqësuar edhe themeluesin e WikiLeaks, Julian Assange, në lidhje me një përpjekje për ta ekstraduar atë në Suedi.

Ai drejtoi hetimin kundër gjeneralit serb, Ratko Mlladiq.

Cayley, po ashtu ka qenë ndër prokurorët e parë në kuadër të Tribunalit të Hagës që kishte hetuar ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ishte prokuror në procesin gjyqësor ndaj Fatmir Limajt, Haradin Balës dhe Isak Musliut, të cilët akuzoheshin për kryerjen e krimeve të luftës.

Jakup Krasniqi, ish-zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbrohet nga avokatja nga Malajzia, Venkateswari Alagendra.

Një prej rasteve me të njohura që ka përfaqësuar, Alagendra ishte kur ajo mbrojti Saif al-Islam Gaddafin, djalin e ish-diktatorit të Libisë, Muammar Gaddafi.

Rexhep Selimi do të përfaqësohet para gjykatës nga avokati britanik, David Young.

Ai është specialist i së Drejtës Penale, me ekspertizë në të Drejtën Penale Ndërkombëtare.

Salih Mustafa do të mbrohet holandezi, Julius Von Boné.

Von Boné kryesisht është marrë me raste lokale dhe ndihmon dhe këshillon në baza vullnetare organizatat dhe personat që janë futur në telashe financiare.

Ky artikull u shkruan nga Shkëlqim Hysenaj për Radio Evropa e Lirë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>