
Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Serbi-Kosovë, Miroslav Lajçak u shpreh se Kurti dhe Vuçiç kanë rënë darkord për normalizimin e marrëdhënieve përmes dialogut.
“Ky takim nuk ishte i lehtë, por fatmirësisht ndodhi. Udhëheqësit patën një shkëmbim të prerë dhe të qartë për atë çfarë ata duan nga dialogu”, u shpreh Lajçak, të martën, pas përfundimit të takimit Kosovë-Serbi, në Bruksel.
“Për BE-në ka rëndësi se të dy udhëheqësit konfirmuan se ka vetëm një rrugë, normalizimi i marërdhënieve dhe kjo mund të arrihet përmes dialogut. BE, si qytetarët e Kosovës dhe Serbisë kanë pritshmëri që të dy liderët të kalojnë përplasjet e mëparshme”, u shpreh Lajçak.